Fertilizimi in vitro (FIV) për pacientet nga Kosova

Programi optimal FIV për pacientët jashtë Serbisë i cili jep rezultate të shkëlqyera

Informacioni për pacientet të cilat vijnë nga jashtë:

Procedura e fertilizimit in vitro (FIV) zgjat 14-18 ditë. Fillimi i terapisë sinkronizohet zakonisht me ciklin menstrual dhe terapia fillon ditën e dytë ose të tretë të ciklit.

Vetë terapia me barnat për stimulimin e vezoreve zgjat rreth dhjetë ditëve, pastaj pas dy ditësh bëhet aspirim i vezëve dhe partneri duhet të jetë i pranishëm atë ditë. Pas dy deri pesë ditësh veza e fekonduar (ose më shumë se një) kthehet në kavitetin e mitrës.

Mund të udhëtoni tashmë të njëjtën ditë ose një ditë pas transferimit të embrionit.

Procedura për pacientet:

Konsultimi në telefon me mjekun (Viber, WhatsApp).

Stafi i klinikës Gemma flet gjuhën angleze dhe serbe.

Varësisht nga rezultati i konsultimeve do të vini në Beograd për trajtimin FIV ose për ekzaminim para procedurës.

Ekzaminimi i plotë mund të bëhet për 1 ditë.

Natyrisht, trajtimi FIV mund të fillojë edhe para ardhjes në Beograd, me marrëveshjen paraprake dhe furnizimin e barnave. Në këtë rast qëndrimi në Beograd do të jetë më i shkurtër.

Gemma Clinic organizon pritjen e pacienteve dhe akomodimin e tyre. Varësisht nga interesimet e pacientëve mund të organizohen edhe disa aktivitete turistike.


Gemma Clinic është një klinikë e sapohapur e cila ka kushtet moderne dhe pajisjet për të gjitha aktivitetet në procesin e fertilizimit in vitro. Ekipi përbëhet nga një grup mjekësh me përvojë, të cilët janë mbledhur rreth Dr Zoran Stankoviqit i cili është një nga ekspertët më të njohur në rajon dhe Evropë në fushën e fertilizimit in vitro.

Lexoni këtu më shumë rreth kushteve në klinikën Gemma, dhe këtu mund të shihni të gjithë anëtarët e ekipit.


Më shumë detaje mbi procedurën e fertilizimit in vitro

Fertilizimi in vitro (FIV) është një metodë që sot përdoret më së shpeshti në trajtimin e infertilitetit. Bebja e parë FIV lindi në vitin 1978 dhe që atëherë kanë lindur mbi 8 milionë fëmijë. Një trajtim FIV përbëhet nga tri pjesë:

Stimulimi hormonal i vezoreve

Qëllimi i stimulimit është marrja e sa më shumë vezëve të pjekura në mënyrë që të rritet mundësia e shtatzënësisë. Vezoret stimulohen për dhjetë ditë me të njëjtat hormone të cilat prodhohen në organizimin e gruas, vetëm në përqendrim më të lartë. Doza caktohet individualisht për secilën paciente.

Aspirimi i vezëve

Kur vlerëson gjinekologu se folikulat janë me madhësi adekuate, shtohet i ashtuquajturi “injektim stop”, përkatësisht hormoni horiogonadotropik (hCG) i cili ndihmon pjekjen dhe çlirimin e vezëve nga muri i folikulave. Është shumë e rëndësishme që ta merrni atë injektim në kohën e saktë të dakorduar pasi çdo devijim mund të ketë një efekt negativ ndaj rezultatit përfundimtar. Aspirimi i vezëve zgjat 10-15 minuta dhe bëhet në anestezinë afatshkurtër të përgjithshme ose lokale duke e mbledhur nën kontrollin e ultratingullit lëngun nga folikulat në të cilin gjenden vezët.

Të njëjtën ditë kur të bëhet aspirim, partneri jep mostrën e tij të spermës.

Pastaj vezët fekondohen me spermatozoidet e partnerit në laboratorin FIV. Ka dy metoda: FIV klasik, kur vetë spermatozoidet fekondojnë vezën, dhe injektimi intracitoplazmatik i spermatozoideve (ICSI) kur “të injektohet” spermatozoidi në vezën. Një ditë pas aspirimit të vezëve fillon terapia me progestoeronin, më së shpeshti në formën e tabletave vaginale.

Transferimi i embrionit

Pastaj veza e fekonduar zhvillohet në embrion. Ditën e dytë, të tretë ose të pestë embrioni kthehet në mitër me një kateter të hollët.

Më së shpeshti kthehet një embrion, por ndonjëherë në ditën e dytë ose të tretë mund të kthehet edhe dy embrione. Embrionet e mbetura cilësore do të ngrihen. Test shtatzënie bëhet 12-14 ditë pas kthimit të embrionit. Pas transferimit të embrionit, grua mund të kthehet në aktivitetet e saj normale.


Kontakt

Për të gjitha informacionet rreth procedurës së fertilizimit in vitro dhe ndërhyrjeve të tjera gjinekologjike, kontaktonani në numrat tona telefonike ose na shkruani në e-mail.

Adresë: Smetanina 12, 11000 Beograd, Serbia

Email: office@gemmaclinic.rs

Numri i telefonit: +381 11 777 3500

Stafi i klinikës Gemma flet gjuhën angleze dhe serbe.


Fotografitë